INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos e humbisni! Djali i Messi-t brohoret për skuadrën e gabuar, futbollisti e qorton në publik [VIDEO]

Mos e humbisni! Djali i Messi-t brohoret për skuadrën e gabuar, futbollisti e qorton në publik [VIDEO]

Publikuar më: 13:32 27-08-2019

Së fundmi është luajtur ndeshja Barcelona kundër Real Betis-it, e cila përfundoi me rezultatin 5-2 për Barcelonën, por vëmendjen e të gjithëve e ka marrë djali i vogël i Messi-t.

Messi dhe Suarez po qëndronin në stadium së bashku me fëmijët e tyre duke shijuar ndeshjen, por në një moment Real Betis kalon në avantazh dhe djali i Messi-t ka brohoritur nga gëzimi duke ngritur duart lart, në mbështetje të skuadrës kundërshtare.

Ky veprim nuk ka kaluar pa u vënë re nga dy futbollistët, Messi dhe Suarez. Suarez ka nisur duke qeshur me veprimin e djalit të Messit duke e treguar me gisht të voglin, kurse Messi ka vendosur duart në kokë nga veprimi i djalit të tij dhe fillon duke i folur të birit duke qeshur.

Kjo video po bën gjiron e rrjetit, por nuk mund të rrimë pa e thënë se vogëlushi ka fituar zemrat e të gjithëve i cili pasi është qortuar nga 2 futbollistët, ka nisur të qeshë plot siklet.

 

Djali i Messit brohoret i gëzuar për skuadrën kundërshtare të Barcelonës, Suarez e qorton keqazi on Vidnews.

Article Logic
Execution time: 0.0034139156341553