INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos e besoni po deshët, por Xhensila Myrtezaj shkoi në koncertin e Noizyt me 'rroba borxh'

Mos e besoni po deshët, por Xhensila Myrtezaj shkoi në koncertin e Noizyt me 'rroba borxh'

Publikuar më: 11:32 21-08-2022

Ju pëlqeu veshja e Xhensila Myrtezajt në koncertin e Noizyt? Me siguri po...shumë trendy, që shkonte shumë mirë edhe me pamjen e saj, grimin dhe flokët. Me shumë gjasa mund të mendoni që ajo ishte diçka e mirëmenduar, e stiluar nga sitilstët më të mirë në vend, mirëpo nuk është ashtu.

Ato rroba Xhensila i kishte “marrë borxh” nga shoqja e saj e mirë, njëherazi edhe make up artisja, Elona Balaj. Me këto rroba, siç vetë Xhensila e tregon, Elona ka punuar gjithë ditën, dhe në fund i ka hequr për shoqen e saj, që nuk kishte se ç’të vishte në koncert pasi nuk i pëlqente asgjë.

“Kam porositur 3 veshje në 3 stiliste të ndryshme, nuk jua them emrin, shumë bukur të treja, por gjithmonë kishte diçka që çalonte, ose bluza e gjerë, ose bluza e ngushtë, ose pantallonat e shkurta më shumë se ç’duhej dhe gjeje se kush më veshi. Elona Balaj, me rrobat që kishte veshur, ka krehur gjithë dynjanjë, ka trukuar gjithë dynjanjë”.-ka treguar Xhensila.

auto_uu1661014282.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127