INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos e besoni po deshët, por Tekashi 69 vendos dy rekorde brenda një dite, mposht EMINEM dhe DRAKE!

Mos e besoni po deshët, por Tekashi 69 vendos dy rekorde brenda një dite, mposht EMINEM dhe DRAKE!

Publikuar më: 17:06 10-05-2020

Tekashi 69 është emri më i përfolur në industrinë e muzikës amerikane në ditët e fundit. Pasi doli nga burgu për shkak të amnistisë për të mos rrezikuar përhapjen e pandemisë COVID-19, reperi publikoi këngën e tij të titulluar “GOOBA”, me të cilën brenda 24 orëve mori më shumë se 43.5 milion shikime në Youtube.

Kjo këngë kaloi edhe rekordin që mbahej nga Eminem me këngën “Kill Shot”, e cili kishte arritur 38.1 milion klikime për 24 orë.

Por ky nuk ishte rekordi i vetëm që theu reperi 24 vjeçar, pasi Tekashi 69 hyri “live” në instagram dhe shikueshmëria që ai kishte theu edhe një rekord tjetër, por këtë herë diferenca ishte 7 herë më e madhe.

Tekashi emrin i vërtetë i të cilit është Daniel Hernandez, kishte plot 2 milionë persona që po e ndiqnin në videon direkt, duke kaluar rekordin e Drake, i cili e mbante këtë rekord me mbi 300 mijë shikues.

Ditë vërtetë e veçantë për reperin, pasi të dy këto rekorde ndodhën kur ai festonte ditëlindjen e 24, tashmë i liruar edhe nga burgu.

28177660-8302113-image-a-59_1588972975944.jpg

 

teg.png

Article Logic
Execution time: 0.0038580894470215