INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Morena Taraku bija që çdo baba do të dëshironte...veprimi i saj është për tu duartrokitur [FOTO]

Morena Taraku bija që çdo baba do të dëshironte...veprimi i saj është për tu duartrokitur [FOTO]

Publikuar më: 17:57 28-03-2018

Morena Taraku shpesh herë është komentuar për jetën e saj luksoze dhe pushimet ekzotike që bën. Pavarësisht se kanë dalë thashetheme se pas kësaj jetë luksoze fshihet një person shumë i “dashur” për Morenën, ende nuk është bërë publike diçka konkrete lidhur me këtë çështje.

Pavarësisht gjithçkaje, është për tu thënë se Morena është një modele shumë e kompletuar dhe për ta vërtetuar diçka të tillë mjafton të shohim linjat dhe pëlqimet që modelja merr në rrjetet sociale.

\"-640-0-5abb9badbc86c.png\"

Meqë po flasim për rrjetet sociale, ç’është e vërteta modelja gjithmonë ka ditur të na surprizojë me postimet, por kësaj radhe veprimi i saj është për tu duartrokitur.

Më anë të një fotoje të postuar në Instastory Taraku shihet e ulur në gjunjë para të atit duke i veshur atij çorapet, pasi të dy kanë përfunduar trajtimet në një qendër estetike.

\"Përgjithmonë... sepse ai është gjithçka që kam pasur dhe që kam!”-ka shkruar në përshkrimin e videos Morena.

\"-640-0-5abb9baed2399.png\"