INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monika Kryemadhi zbulon banorin e saj të preferuar në Big Brother

Monika Kryemadhi zbulon banorin e saj të preferuar në Big Brother

Publikuar më: 19:24 16-01-2026

Monika Kryemadhi, e cila këtë sezon i është bashkuar formatit të “Big Brother VIP Albania” në rolin e rëndësishëm të opinionistes, ka vendosur të flasë hapur për banorët që i kanë rrëmbyer vëmendjen.

Në një prononcim për “Vip Magazine”, ajo ka zbuluar se nuk ka vetëm një të preferuar, por plot tre banorë që ajo i vlerëson më shumë se të tjerët. Fillimisht, ajo veçoi Kristin, duke i bërë një vlerësim maksimal për mënyrën se si po e menaxhon situatën brenda.

“Kristi është profesional në lojën e tij,” u shpreh Kryemadhi, duke evidentuar qetësinë dhe strategjinë e tij.

Por, vëmendja e saj nuk ka mbetur vetëm te ai.

Opinionistja nuk ka kursyer komentet pozitive as për dyshen më të diskutuar të momentit, Mirin dhe Selinën, duke konfirmuar se dinamikat e krijuara prej tyre janë kyçe për këtë sezon.

Article Logic
Execution time: 0.0032889842987061