Jemi mësuar ta shohim dhe dëgjojmë me deklarata politike, por këtë herë ajo ka dhënë një tregim të veçantë nga jeta me bashkëshortin e saj Ilir Meta.
E ftuar në emisionin “Vila 24”, ajo iu është përgjigjur pyetjeve në “Këndin e Ekselencës”, duke sjellë edhe momente nga jeta e saj personale. Duke treguar për bashkëshortin e saj, deputetja e LSI rrëfen se Iliri nuk është i dhënë pas surprizave dhe dhuratave, dhe hera e parë që ka marrë një buqetë me lule e ka lënë pa fjalë. Me simpati tregon se në “23 vite ka marrë vetëm një buqetë me lule dhe ka qëndruar dy javë pa gjumë vetëm për këtë fakt”.








23 Oct 2025 


