Në tregun valutor vendas euro vazhdon rënien. Sot ajo blihet me 125.70 lekë dhe shitet me 126.40 lekë.
Dollari amerikan ka vijuar në rënie të thellë nga dita e djeshme, siç edhe parashikohej.
Nga 108.80 lekë dollari amerikan blihet sot 107.20 lekë, dhe shitet me 108 lekë. Ndërkohë është parashikuar rënie e mëtejshme, në 106.70 lekë.
Paundi britanik blihet me 143 lekë dhe shitet me 144 lekë. Edhe pse euro ka shënuar rënie kundrejt monedhës vendase lekë, paundi britanik do të ketë reagime pozitive drejt niveleve më të larta,146 lekë.









13 Dec 2025 





