INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Momenti terrorizues i Mariah Carey në skenë

Momenti terrorizues i Mariah Carey në skenë

Publikuar më: 18:12 07-07-2018

Mariah Carey mendoi se do të krijonte një atmosferë të këndshme në skenë duke ftuar binjakët e saj 7- vjeçarë Maroken dhe Monroe në një prej performancave të saj.

Megjithatë gjërat u shndërruan në një katastrofë të vërtetë kur pak Maroken filloi të vinte një qese plastike mbi kokën e tij.

48-vjeçarja ishte duke dhënë një interpretim të përzemërt të këngës së saj “Always Be My Baby” dhe filloi t’ja këndonte fillimisht hitin duke iu drejtuar vajzës së saj. Megjithatë, sapo ajo u kthyer nga i biri, ai kishte mbëdhtjellë të gjithë kokën e tij me një qese plastike.

Mamaja e të dy vogëlushëve e tërhoqi menjëherë qesen nga koka e Maroken duke i thënë: 'Oh, mos e bëj më kurrë këtë gjë!'

Pasi ai ishte i lirë nga qesja, turma filloi të qeshë e të brohorasë, dhe Mariah vazhdoi me shfaqjen e saj të parë të rikthimit në Las Vegas.

mariah_1.jpg

mariah_2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038509368896484