INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bujari-Luanën, Mateusi zgjedh Kallashin? Kur? [VIDEO]

Bujari-Luanën, Mateusi zgjedh Kallashin? Kur? [VIDEO]

Publikuar më: 17:55 07-07-2018

Kënga ‘Rrak Tak’ rezultoi një super hit për Bujar Qamilin dhe Mateus Frrokun. Këngëtari korçar i ftuar në “Një kat më lart" i tregoi moderatorit Ermal Peçi se zgjodhi të bashkëpunonte me Bujarin jo vetëm për përfitime financiare por se mbi të gjitha ai është rritur me këngët e tij, ndikuar nga babai shkodran. Ermali e pyeti rreth mundësisë për të pasur sërish bashkëpunime, aq më tepër që Bujari zgjodhi Luanën.

“Popullariteti pas këngës nisi të rritej, e ndjeja. Kam përshtypjen se Bujari tani u kthye në një trend që e duan të gjithë. Ne kishim menduar dhe një këngë tjetër. Ne diskutuam për një këngë të re por nuk duhet të përsëriteshim apo të ishte e zakonshme. Kjo na stepi pak ndërkohë… Bujari zgjodhi Luanën’’.

Nisur nga bashkëpunimi i Bujarit, atëherë Ermali e ngacmon Mateusin për disa bashkëpunimë të mundshme. A do të bënte ai këngë me Kallashin?

‘A jo.. këtu them jo. Nuk e njoh. Për disa gjëra jam serioz’.

Për cilët artistë nuk u mendua dy herë Mateusi? Do të ndodhin tani afër? Zbuloni përgjigjet pas minutës së 19-të të videos së mëposhtme.

LAJMI_1_BRENDA.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438