INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Momenti nga goditja e fortë e tërmetit në Turqi dhe Greqi, njerëzit në panik [VIDEO]

Publikuar më: 09:07 21-07-2017

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ka vrarë të paktën dy persona në ishullin grek Kos dhe ka plagosur 200 të tjerë në qytetet bregdetare greke dhe turke.

Tërmeti goditi pranë destinacioneve kryesore turistike rreth detit Egjej në orët e para të së premtes, thanë zyrtarët grekë dhe turq.

Të paktën 200 persona janë plagosur, thanë zyrtarët, mbi 120 në ishullin Kos dhe 70 në Greqi. Në videon shihen njërëzit në panik ku fshihen poshtë tavolinës dhe ku disa të tjerë vrapojnë për të shpëtuar.

Article Logic
Execution time: 0.0032360553741455