INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

E frikshme! Cunami godet ishullin Kos në Greqi, pas tërmetit [VIDEO]

Publikuar më: 08:56 21-07-2017

Dy persona janë vrarë dhe 200 të tjerë janë plagosur pas një tërmeti 6.7 ballësh në Detin Mesdhe, mëngjesin e sotëm.

Tërmeti ra në afërsi të Turqisë dhe ishullit turistik grek, Kos, raporton "BBC".

Autoritetet për monitorimin e tërmeteve kanë ngritur menjëherë një alarm për cunami ,duke paralajmëruar se do të përmbytën disa zona.

Shërbimi Gjerologjik i SHBA (USGS) që monitoron tërmetet tha se ishte një tërmet shumë i cekët, vetëm 10 km ose 6.2 milje nën shtratin e detit të qytetit jugperëndimor bregdetare Marmaris në provincën Mugla.

 Ai u ndje jashtëzakonisht në turistik turk të Bodrumit, njoftoi Qendra Sizmologjike Europiane e Mesdheut.

Tërmeti u pasua gjithashtu nga disa tronditje më pak të fuqishme, shkruan "RT"

Dridhjet shkaktuan një valë cunami, me sa duket mjaftë e madhe për të arritur disa hotele të vendosura në vijën bregdetare greke, siç tregojne edhe pamjet në internet.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033791065216064