INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Momenti kur Nevina i mbylli gojën Manushit për futbollistin shqiptar, na kujtoi reagimin e Luanës kur e pyetën për dashurinë dhe ATË!

Momenti kur Nevina i mbylli gojën Manushit për futbollistin shqiptar, na kujtoi reagimin e Luanës kur e pyetën për dashurinë dhe ATË!

Publikuar më: 19:17 19-06-2019

Moderatorja simpatike Nevina Shtylla ka qenë në qendër të mediave rozë ditët e fundit, kjo pasi po përflitet se është në një lidhje me futbollistin Eros Grezda.

Ndonëse asnjëri prej personazheve të kësaj historie nuk kanë konfirmuar asgjë, shenjat flasin të kundërtën. Pushimet në të njëjtin vend apo komentet në fotot e njëri-tjetrit shtojnë edhe më shumë dyshimet.

Mirëpo teksa prezantonte 'Procesin Sportiv', Nevina u ngacmua nga prezantuesi Edi Manushi i cili në mbyllje të pjesës së parë, ku po flitej për kombëtaren e Kosovës, vendosi të përmendte Eros Grezdën duke nxitur kështu reagimin e Nevinës.

Bukuroshja u ngrit në këmbë dhe e ndaloi Manushin të flasë duke i vendosur dorën para gojës, duke kaluar menjëherë tek prezantimi i mbylljes së pjesës së parë.

nev.png

Mirëpo nëse ju kujtohet e njëjta gjë i ka ndodhur edhe Luana Vjollcës në 'Top Show', teksa gazetari Ervin Kurti e pyeti për dashurinë, duke i thënë se duhet ta ketë zbukuruar dashuria.

Reagimi i Luanës? 

Pa e mbaruar mirë pyetjen Ervini, ajo i mbylli gojën me ngjitës! Epo si duket kjo që i ndodhi Nevinës qenka e dyta herë kur vajzat simpatike 'tradhtohen' nga kolegët e tyre.

luii1.png

luii.png

Article Logic
Execution time: 0.0019431114196777