INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Momenti kur agjenti amerikan përplaset me truprojën e Erdoganit

Momenti kur agjenti amerikan përplaset me truprojën e Erdoganit

Publikuar më: 12:04 03-04-2016

Presidenti Turk Rexhet Taip Erdogan ishte në kryeqytetin amerikan ditën e enjte për të marrë pjesë në samitin bërthamor të udhëheqësve botërorë. Në momentin që Erdogan mbërriti në Institutin Brookings për të dhënë nje fjalim, disa protestues u mblodhën përjashta me pankarta “Fashist” dhe “vrasës” në shenjë proteste.

Mirëpo një nga truprojat e presidentit turk, i grisi këto parrulla nga duart e protestuesve, ndërsa gazetarët e pranishëm deklaruan se u shtynë dhe u goditën me shqelma.

Ndërkohë një agjent i shërbimit sekret amerikan është filmuar duke debatuar ashpër me truprojën e Erdogan, pas përleshjeve me protestuesit dhe gazetarët në Uashington.

Në pamjet e filmuara nga Cenk Sidar, një  kolumnist turk, agjenti është dëgjuar duke thënë:

“Qëndro në këtë anë të rrugës. Më kuptoni. I thoni atij të qetësohet, kjo është Amerika. Sillu si i rritur, qëndro në këtë anë të rrugës.Duke shkuar sa andej-këndej po shkaktoni më shumë probleme për mua dhe mbrojtjen tuaj”.

Article Logic
Execution time: 0.0034928321838379