INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryebashkiakët nuk zhgënjejnë me pasuritë

Kryebashkiakët nuk zhgënjejnë me pasuritë

Publikuar më: 12:43 03-04-2016

Portali Open Data Albania ka analizuar strukturën dhe vëllimin e pasurive të patundshme që zotërojnë kryebashkiakët e zgjedhur për mandat drejtues 2015-2019

Sipas kësaj analize, kryetarët e bashkive janë zyrtarët më të pasur në Shqipëri.

46 kryetarë bashkish zotërojnë në total 317 prona të patundshme, me një mesatare prej 7 pronash për secilin prej tyre. Rezulton se janë vetëm 2 kryebashkiakët që deklarojnë që nuk kanë asnjë pronë të patundshme nën zotërim apo pronësi.

Numri i kryebashkiakëve që kanë 0 deri 3 prona të patundshme është 15, me 4 ose 5 prona të patundshme rezultojnë 14, me 6 deri 10 prona të patundshme 9 kryebashkiakë.

Vetëm 6 kryebashkiakë kanë më shumë se 10 prona të patundshme nën zotërim dhe pronësi individuale, familjare apo të regjimit martesor.

Këta janë: Basir Çupa, Bashkia Klos; Eduart Kapri, Bashkia Pogradec; Fiqiri Ismaili, Bashkia Vorë; Gjon Gjonaj, Bashkia Pukë; Majlinda Bufi, Bashkia Roskovec dhe Tonin Marinaj, Bashkia Malësi e Madhe.

Ndërkohë kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka deklaruar si pronë të vetme një pallat 11 katësh.

Për sa i përket vlerësimit në të holla të pasurive të patundshme, rezulton se 25 kryebashkiakë vetë deklarojnë për pronësi me vlerë nën 50 mijë euro, 10 vetë deklarojnë se zotërojnë 50 deri 100 mijë euro prona, dhe janë 11 kryebashkiakë që zotërojnë prona me vlerë mbi 100 mijë euro

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494