INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Modelja e njohur braktisi shkollën për pasarelën! E tallnin në shkollë tani ecën në sfilatat e… [FOTO]

Modelja e njohur braktisi shkollën për pasarelën! E tallnin në shkollë tani ecën në sfilatat e… [FOTO]

Publikuar më: 12:39 11-09-2018

Ajo është një prej modeleve më të mira të Victoria’s Secret dhe një prej të preferuarave të Chanel dhe Oscar de la Renta, por fëmijëria e shanina Shaik nuk ka qenë kaq rrëzëllitëse.

Në një intervistë për “The Cut”, 27-vjeçarja pranoi se e ka braktisur shkollën si rezultat i ngacmimeve të vazhdueshme dhe talljeve.

“Kur isha në shkollë të mesme më tallnin dhe kjo ishte me të vërtetë e vështirë për mua. Ishte një abuzim mendor. Nuk shkova më në shkollë”, tha ajo.

Shanina shpjegoi se të jesh në industrinë e modelingut kërkon rezistencë mendore, sepse refuzimi është një pjesë normale e jetës.

Duke pranuar se ndihet ende e pasigurt si të gjithë, ajo shtoi se tani ndihet mirë me veten dhe ka një grup të gjerë mbështetësish.

ttttt.jpg

shaninaaa3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828