INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Modelet e reja të iPhone do t’ju lënë me gojë hapur! Zbuloni si do duken dhe sa do kushtojnë! [FOTO]

Modelet e reja të iPhone do t’ju lënë me gojë hapur! Zbuloni si do duken dhe sa do kushtojnë! [FOTO]

Publikuar më: 23:47 03-06-2018

iPhone duket se po zgjerohet dhe shumë shpejt do të mund të shohim edhe katër modele të reja, të prezantuar nga gjiganti "Apple".

Sipas zërave dy prej modeleve do të jenë ekonomikë, ndërsa dy të tjerët do të përditësojnë iPhone X. Dy të parët do të kenë në thelb të njëjtin dizajn me X, por pa disa karakteristika.

Në veçanti duhet të jenë pasardhës të iPhone SE, me ekran pa korniza prej 5 polsh por pa një trup xhami, pra pa ushqyes wireless, apo dhe fotokamera e pasme e dyfishtë dhe pritet të kushtojnë rreth 600 euro.

600.jpg

 

Pak më shtrenjtë do të jetë iPhone X low cost, 700-800 euro, që në thelb është i njëjtë me aktualin por me ekran LCD prej 6.1 polsh dhe jo Oled, dhe sërish pa fotokamera të dyfishtë.

Sipas shumë analistëve, iPhone X duhet të mbyllë ciklin e vetë dhe pajisjet e reja, siç ka ndodhur dhe me iPad, mund të kenë emra të thjeshtë të iPhone apo çfarëdo gjëje, sipas joq.al Pra përveç dy modeleve derivatë të X, ka dhe dy modele të tjera.

Do të kenë ekran Oled me përmasa respektivisht 5.8 dhe 6.5 polsh, por do të ketë një përdorshmëri të njëjtë me atë të serisë 8, falë hapësirës së fituar me heqjen e kornizave.

Pa dyshim që do të rriten procesori dhe pjesa fotografike.

fnd.jpg

 

Më shumë në këtë kategori: « Risia e WhatsApp, ç’ndodh me fotot
»
Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834