INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mjekët brazilianë përdorin me sukses celularin në 40 operacione të trurit

Mjekët brazilianë përdorin me sukses celularin në 40 operacione të trurit

Publikuar më: 16:26 15-03-2018

Telefonat inteligjentë po përdoren për të ndihmuar kirurgët të kryejnë procedura minimale invazive si neuroendoskopia, një operacion neurokirurgjik në të cilin kirurgët shikojnë në tru nëpërmjet një prerjeje të vogël. Pajisjet smartphone janë të vegjël, të lehtë për t'u përdorur dhe me kosto efektive, ndryshe nga sistemet standarde të videos, të cilat janë më të mëdha, më të shtrenjta dhe nuk kanë kapacitete për grumbullimin e të dhënave. Për këtë arsye mjekët brazilian kanë përdorur me sukses Iphone për të kryer më shumë se 40 operacione të trurit. Studimi, i kryer nga studiuesit në Universitetin e São Paulo, sugjeron se smartfonët mund të bëhen së shpejti një mjet mjekësor thelbësor përdorimi në dhomat e operacionit. Neuroendoskopia është procedura ku mjekët shikojnë brenda trurit për të korrigjuar problemet. Kjo procedurë është më pak e dhimbshme se kirurgjia e hapur dhe kërkon kohë më të shkurtër shërimi. Gjatë këtij operacioni, një instrument i hollë me tuba futet përmes një prerjeje të vogël në kafkë duke shkuar në vendin e planifikuar. Ky instrument përmban një burim drite, një lente për zmadhim dhe një aparat fotografik që dërgon imazhe në një monitor video pranë, në mënyrë që kirurgët të shohin se ku veprojnë. Mjekët zakonisht përdorin sisteme video standarde, të cilat kanë kamera, burim drite dhe njësi kontrolli kamera. Megjithatë, kirurgët në studim përdorën një mjet të ri kirurgjikal që integron një smartphone me një endoskop nëpërmjet një përshtatësi të projektuar posaçërisht, duke eliminuar nevojën për sistemin video të përdorur zakonisht për endoskopinë.

Article Logic
Execution time: 0.0029690265655518