INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mit’hat Frashëri ‘rikthehet’ në atdhe, të mërkurën ceremonia e rivarrimit

Mit’hat Frashëri ‘rikthehet’ në atdhe, të mërkurën ceremonia e rivarrimit

Publikuar më: 12:03 12-11-2018

Arkivoli me eshtrat e Mit’hat Frashërit pritet të niset këtë të hënë drejt Shqipërisë, ndërsa më 14 nëntor është parashikuar ceremonia e rivarrimit të tij në Shqipëri.

Eshtrat e Mit’hat Frashërit u nxorën më 9 nëntor nga varreza Ferncliff e qarkut Westchester, ku preheshin që nga viti 1949 dhe u sollën në Qendrën Nënë Tereza të kishës shqiptare që ndodhet pranë varrezës.
Është Zëri i Amerikës, i cili njoftoi se eshtrat Frashërit do të nisen për në Shqipëri më 12 nëntor.
Në ceremoni, përpara arkivolit të mbështjellë me flamur të qëndisur me dorë, qëndronin pjesëtarë të familjes, përfaqësues nga Shqipëria, pjesëtarë të katër komuniteteve fetare dhe njerëz që dëshironin të shprehnin respektin e tyre për Mit’hat Frashërin.
Në një prononcim për Zërin e Amerikës Uran Butka, Drejtor i Institutit të Studimeve Historike Lumo Skëndo, e konsideron historike kthimin e eshtrave të Mit’hat Frashërit.
Uran Butka:
“Kthimi i i Mit’hat Frashërit ka rëndësi historike, jo vetëm për vlerën e tij historike dhe kulturore, por edhe për faktin se është anatemuar, është përbaltur, është quajtur kriminel, bashkëpunëtor me pushtuesit. Instituti ynë jo vetëm që e boton veprën e tij të plotë, në 14 vëllime, por u bë edhe nismëtar për kthimin e eshtrave. Kam qenë shumë i emocionuar mbrëmë, kur u ndodha përpara varrit të Mit’hatit, bashkëpunëtorit të ngushtë edhe të tim eti, Safet Butkës, sepse kanë qenë bashkëpunëtorë dhe luftëtarë të një ideje të madhe”.

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441