INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Misteri i kostumit 'Hugo Boss' që Habilajt blenë për Tahirin, çfarë raporton Guardia di Finanza

Misteri i kostumit 'Hugo Boss' që Habilajt blenë për Tahirin, çfarë raporton Guardia di Finanza

Publikuar më: 14:56 19-05-2018

Në përgjimet e Guardia di Finanza për grupin e narkotrafikut Habilja u përfol shumë dhe për një kostum "Hugo Boss", të cilin Moisi Habilaj u rrëfente bashkëpunëtorëve të tij se ia kishte blerë ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në një dyqan në Romë.

Madje rrëfimi i tij shkon dhe më tej, që ka qenë vet ish ministri Tahiri që e ka përzgjedhur.

Gjatë hetimit Guardia di Finanza ka pyetur tregtarin e dyqanit nëse ka shitur një kostum "Hugo Boos' për ministrin por ai e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë.

Hetuesit i kanë treguar fotot e Saimir Tahirit dhe e kanë pyetur direkt nëse ai që shikonte në foto kishte zgjedhur ndonjë kostum por sërish përgjigja ka qenë negative.

Autoritetet italiane nuk e kanë lënë me kaq. Ato kanë marrë në administrim të gjitha shitjet e dyqanit në Romë por dhe nga ky verifikim nuk ka rezultuar të jetë shitur kostumi i pretenduar.

Kjo ka qenë edhe “pika e nxehtë” e seancës gjyqësore te Krimet e Rënda. Vetë Saimir Tahiri i ka kërkuar llogari gjykatëses Liljana Baku nëse kjo e fundit e ka lexuar se ç’thuhej në letër-porosi dhe pse s'e hidhte poshtë këtë akuzë të pabazuar në asnjë provë e madje të rrëzuar edhe nga vetë hetuesit italiane.

Por kjo pyetje ka lënë pa përgjigje si gjykatësen ashtu edhe prokurorin e çështjes Besim Hajdarmataj që edhe pse koshient për akuzën e rrëzuar me kostumin “Hugo Boss”, nuk ka dhënë asnjë shpjegim.

Aktualisht Saimir Tahiri ndodhet në arrest shtëpie në pritje të vendimit të gjykatës së Apelit.

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439