INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Audio-përgjimi i Xhafajt, Vasili: Kryeministri i inkriminuar dhe mashtrues

Audio-përgjimi i Xhafajt, Vasili: Kryeministri i inkriminuar dhe mashtrues

Publikuar më: 15:12 19-05-2018

Kreu i grupit parlamentar i LSI Petrit Vasili ka reaguar për deklaratëne bërë një ditë më parë kryeministri Rama në lidhje me dëshmitarin X.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtar në Facebook Vasili e ka akuzuar Ramën si një mashtrues i cili cilëson jo të vërtet deklaratën dhe implikimin e ministrit Xhafaj.

POSTIMI I PLOTË

Kryeministri i inkriminuar dhe mashtrues, dje “verifikoi”audion, sot s’thote dot agjencine.

Mashtrues ordiner dhe i inkriminuar, ky eshte kryeministri. Genjeu shqiptaret kudo qe jane dhe u tha me gojen plot se kish verifikuar audion e pergjimit te vellait e ministrit dhe deklaroi se ishte e manipuluar.

Ja cfare tha pacipesisht kryeministri dy dite me pare:

“Qoftë përgjigjia që kam marrë nga analiza shkencore të materialit audio, qoftë informacionet e grumbulluara nga burimet më lart, prej të cilave nuk kanë asnjë indicie të vëllait të Ministrit të Brendshëm”.

Cfare tha mashtruesi kryeminister sot:
Rama: “Si jam drejtuar asnjë firme, por një agjencie të specializuar. Adresën s’mund ta jap.”
Kush e beson më kete kryeminister nuk ka respekt per veten.

Article Logic
Execution time: 0.0035269260406494