INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Misteret e qyteteve u zbuluan, ja fituesit [FOTO]

Misteret e qyteteve u zbuluan, ja fituesit [FOTO]

Publikuar më: 14:53 04-08-2017

Misteret u zbuluan. Nivelet u arritën. 10 elementet e fshehura nëpër objekte të ndryshme, në qytete të ndryshme, tashmë janë gjetur.

Edhe në këtë edicion të 3-të Vodafone City rezultoi shumë i sukseshëm.

Ishin të shumtë kuriozët dhe lojtarët që u përfshinë në lojën më interesante të kësaj vere në Shqipëri.

Ethet e zbulimit të thesarëve virtualë në Tiranë, Vlorë, Elbasan, Durrës, Gjirokastër, Fier, Korçë, Krujë, Kukës, Lezhë, Lushnje, Pogradec, Sarandë dhe Shkodër, i mbërthyen pothuajse të gjithë.

Tani është koha për të shpallur fituesit.

Ku ka lojë ka edhe fitues. Ku ka Vodafone Albania ka edhe festa të gëzueshme, me të rinj e të reja, me muzikë, e mbi të gjitha edhe me dhurata.

104 aparate Smartphone, 19 Samsung Galaxy S8 dhe 85 Vodafone Smart Speed si dhe 150 paketa internet me 10 GB, u shpërndanë (në festën e organizuar në 3 gusht, tek dyqani i Vodafone Albania në bllok), për lojtarët më të shpejtë, ata që përfunduan Nivelin e 10-të të lojës, në të 15 qytetet ku ka qenë e shtrirë loja.

Vodafon City 3, i konceptuar nga Vodafone Albania, u rikthye në treg pas suksesit të dy edicioneve të para, në një tjetër dimension, me kufij edhe më të zgjeruar në hartën e itinerarit të saj.

Misteret e Vodafone City, do të vazhdojnë në të tjera edicione për ta nxitur edhe më shumë sfidën e të rinjve apo të kujtdo që s’do t’i rezitojë dot etheve të zbulimit të thesarëve.

b83fcd3f-09a9-45e1-8fe9-d39041771ed5.jpg

d848036c-0043-45de-89ae-cac25a6e2bff.jpg

9768fc46-12f7-4df9-a8d5-3d92e3f3f357.jpg

fc0e0885-1edb-4b88-85af-e92429b81906.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0034449100494385