INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miri bën deklaratën e fortë në BBV: Mos ndoshta Selin ka ndjenja për mua?

Miri bën deklaratën e fortë në BBV: Mos ndoshta Selin ka ndjenja për mua?

Publikuar më: 12:28 27-02-2026

Një koment i Juelës brenda shtëpisë së Big Brother VIP 5 ka trazuar dinamikat mes banorëve, duke rikthyer në qendër të vëmendjes raportin mes Selin dhe Mirit. Teksa diskutimet për afrimitetin e tyre kanë qenë të vazhdueshme, këtë herë ishte deklarata e Juelës ajo që ndezi debat të ri.

“Ajo ka ndjenja për ty, Miri. Të gjithë të kanë akuzuar ty, por mënyra si të sheh Selin tregon tjetër gjë. Unë nuk i shoh ashtu një mashkull që nuk më pëlqen. Madje duhet të më falënderosh që nuk ju kam futur bashkë në Kutinë e Pandorës,” u shpreh Juela.

Këto fjalë duket se e bënë Mirin të reflektojë publikisht për herë të parë mbi mundësinë që ndjenjat të mos jenë të njëanshme. Ai pranoi se ka pasur dyshime, por nuk i ka shprehur më parë me zë të lartë.

“Gjithmonë kam qenë në dyshim, por nuk kam folur. Deri tani jam akuzuar vetëm unë, se kam ndjenja, se jam i fiksuar, madje edhe për situata të ekzagjeruara. Po sikur të jetë e kundërta? Pse askush nuk e vë në pikëpyetje atë?” u shpreh ai.

Miri theksoi se afrimiteti mes tyre nuk ka qenë i imponuar dhe se përqafimet kanë qenë të ndërsjella. Sipas tij, situata është interpretuar gjithmonë në dëm të tij, ndërsa sjelljet e Selin nuk janë komentuar me të njëjtin standard.

“Kur më thotë ‘hajde te dushi’, akuzohem unë. Përqafimet nuk i kam bërë me zor. Ka pasur shkëmbim shikimesh dhe afrimitet nga të dyja palët. Ndoshta duhet ta mendoj më seriozisht këtë situatë,” shtoi ai.

Deklarata e tij ka shtuar edhe më shumë pikëpyetje mbi marrëdhënien mes dy banorëve, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Selin do të reagojë ndaj këtyre aludimeve. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, çdo fjali mund të ndryshojë rrjedhën e lojës.

Article Logic
Execution time: 0.0032398700714111