INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jonida Maliqi flet për herë të parë për lidhjen me Romeo Veshaj: Kam thyer tabu...

Jonida Maliqi flet për herë të parë për lidhjen me Romeo Veshaj: Kam thyer tabu...

Publikuar më: 11:35 27-02-2026

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, ka folur së fundmi për një kapitull të veçantë të jetës së saj, lidhjen me partnerin e saj të mëparshëm, Romeo Veshaj, duke treguar momente personale, por kryesisht pozitive që ruan ende nga ajo marrëdhënie.

“Jemi njohur rastësisht, njiheshim si figura televizive dhe ishim përshëndetur dy-tri herë. Pastaj në një nga lokalet e Tiranës, teksa isha me një shoqe, vjen dhe na përshëndet. Ai kishte një humor që nuk ja kisha parë asnjë mashkulli,” rrëfeu Jonida, duke theksuar se Romeo i doli krejtësisht ndryshe nga marrëdhënia e saj e mëparshme 17-vjeçare me Gentiun, një burrë serioz dhe i rezervuar.

Ajo përshkroi Romeon si një “qenie mashkullore krejtësisht ndryshe” që e mahniti menjëherë dhe tha se koha që kaluan bashkë ishte “shumë e bukur” dhe e kujton me dashamirësi. Jonida vuri në pah se ruan një raport të shkëlqyer jo vetëm me Romeon, por edhe me familjarët e tij:

“Do kisha dashur që dhe me babain e Danit të kisha patur këtë raport që kam me Romeon dhe familjarët e tij. Më uron pothuajse çdo ditëlindje të Danit, timen të mamit dhe unë gjithashtu.”

Një aspekt i veçantë i marrëdhënies ishte edhe përfshirja e Danit: “Jam shumë mirënjohëse sepse ka qenë një ndër partnerët e vetëm që ka bërë shumë për Danin. Kanë qenë shumë të lidhur dhe Dani sot e kësaj dite nuk e ka harruar. Mbaj mend që unë fitova Eurovisionin dhe më duhej të lëvizja për gjashtë muaj. Ai i thoshte mamit: ‘Bëje Danin gati se do ta nxjerr’, edhe e nxirrte në park lojërash me prindërit e tij. Gjë shumë e rrallë për mentalitetin shqiptar.”

Jonida gjithashtu përmendi dhe partneren e babait të Danit, duke theksuar respektin dhe mirënjohjen për kujdesin e saj: “Ajo është një vajzë shumë e mirë, unë e kam njohur edhe më parë. Kujdeset shumë për Danin dhe më vjen shumë mirë, sepse është kaq e rrallë. Por në të njëjtën kohë mendoj se kush e do shumë partnerin, dashurinë e tregon në këtë formë.”

Këngëtarja rrëfeu edhe sfidat personale të lidhjes, përfshirë diferencën e moshës: “Kam thyer tabu atëherë. Nuk ma tregonte moshën derisa e detyrova. Kishim 12 vite diferencë me Romeon, më trembte dhe nuk kisha pasur kurrë qasje për djemtë e rinj. Ishte çudi. Më vriste shumë mentaliteti sepse isha mami dhe ndihesha pak e gjykuar.”

Article Logic
Execution time: 0.0037641525268555