INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri Xhafaj tha se do të japë dorëheqjen nëse audio-përgjimi del i vërtetë, reagon Partia Demokratike: Ai duhet të...

Ministri Xhafaj tha se do të japë dorëheqjen nëse audio-përgjimi del i vërtetë, reagon Partia Demokratike: Ai duhet të...

Publikuar më: 20:54 25-05-2018

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një reagim deklaroi se nëse audio-përgjimi është i vërteta ai do të japë dorëheqjen, ndërsa sfidoi Bashën të bëjë të njëjtën gjë nëse vërtetohet se materiali është i rremë.

Menjëherë ka ardhur dhe reagimi nga Partia Demokratike, ku ka qenë Edi Paloka ai që ka përsëritur dhe njëherë thirrjen për protestë.

Paloka ka renditur arsyet që sipas tij, Xhafaj duhet që japë dorëheqjen.

Postimi plotë

Fatmir Xhafaj pati sot pafytyrësinë që t’u bëjë karshillik shqiptarëve dhe opozitës. Ndaj le ta mësojë edhe një herë pse duhet të largohet:

Ai duhet të iki sepse Kuksianët që protestuan për mbijetesën e familjeve të tyre nga grabitja e qeverisë i quajti pesona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, kurse vëllain e tij trafikant ndërkombëtar droge dhe pjesëtar të një organizate kriminale të trafikut të drogës e quajti një të ri që ka bërë gabim.

Fatmir Xhafaj duhet të largohet sepse i vëllai i tij sot duhet të ishte i arrestuar dhe nën hetim dhe jo të ishte nisur në Itali.

Fatmir Xhafaj duhet të iki sepse vëllain e tij të dënuar nuk e dërgoi për shumë vite në Itali të bënte dënimin, por e zhduku brenda 24 orësh sa u zbulua se vazhdonte trafikun.

Fatmir Xhafaj duhet të largohet sepse pasuria e tij duhet të hetohet sipas Ligjit AntiMafia dhe kjo nuk mund të bëhet sa kohë ai është Ministër i Brendshëm, shefi i policëve që bëjnë h.etimin

Fatmir Xhafaj duhet të largohet sepse ai vetë nuk e kalon dot vetingun që ju bën policëve vartësa të tij.

Fatmir Xhafaj duhet të largohet sepse Shqipëria ka njerëz pa lidhje me krimin që mund t’i shërbejnë më mië.

Fatmir Xhafaj duhet të largohet sepse është e turpshme dhe e dëmshme për Shqipërinë që ai të jetë Ministër i Brendshëm kur Shqipërisë i është vënë kusht për të luftuar krimin, drogën dhe korrupsionin.

Fatmir Xhafaj shpreson akoma por fati i tij politik është vulosur: Fatmir Xhafaj do të largohet nga ministër dhe nga politika. Shqipëria duhet dhe do të ndahet nga njerëz si ai dhe shefi i tij.

Article Logic
Execution time: 0.0039029121398926