INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri serb: Vuçiç nuk më dëgjon, BE hesht për formimin e 'Shqipërisë së Madhe'

Ministri serb: Vuçiç nuk më dëgjon, BE hesht për formimin e 'Shqipërisë së Madhe'

Publikuar më: 14:39 03-01-2019

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin kërkon që kryeministri Aleksandër Vuçiç ta rishqyrtojë politikën ndaj Bashkimit Evropian. Sipas tij Serbia duhet të mbajë qëndrim duke ndryshuar pozicionin e vet ndaj Bashkimit Europian nëse Evropa nuk do ta ndalojë krijimin e Shqipërisë së madhe. Ai ka pohuar se ja ka kërkuar disa herë këtë presidentit Vuçiç por se kjo ide e tij kurrë nuk është përkrahur. “Edhe tani kërkoj që të mendojmë nëse na duhet një BE e tillë dhe një politikë e tillë. Kjo natyrisht se varet nga ai", u shpreh ministri serb. Sipas tij Evropa dhe tërë bota po heshtin ndaj “formimit të Shqipërisë së Madhe”. Ministri i mbrojtjes thotë se Shqipëria e madhe nëse krijohet do të shkaktojë konflikte në Ballkan, jo vetëm me Serbinë e jo vetëm me serbët. Më tej ai përmend edhe deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama. Sipas Vulin, Rama ka paralajmëruar se dëshiron t’i fshijë kufijtë me Malin e Zi, Maqedoninë e Greqinë dhe porosit se kudo që jetojnë shqiptarët nuk do të ketë kufij ndërmjet tyre. “Kështu formohet Shqipëria e madhe”- deklaroi Vulin. Ndërkohë nënkryetari Listës Serbe Igor Simiç ka komentuar vendosjen e taksës 100%. Sipas tij bllokada totale e distribumit të prodhimeve nga Serbia në Kosovë, krijon tensione dhe shqetësime se çfarë do të sjellë e ardhmja. Sipas Simiç, shqiptarët e Kosovës japin deklarata se duan paqe e kompromis në dialog me Serbinë e nga ana tjetër vënë taksa, bëjnë arrestime të padrejta dhe miratojnë ligje prë formimin e Ushtrisë.

Article Logic
Execution time: 0.0033509731292725