INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Milionerë brenda 1 dite? Vetëm në ëndrra! Ja sa kohë i duhet një njeriu të bëhet i pasur

Milionerë brenda 1 dite? Vetëm në ëndrra! Ja sa kohë i duhet një njeriu të bëhet i pasur

Publikuar më: 10:43 16-09-2019

Shumica e njerëzve ëndërrojnë që një ditë të zgjohen dhe papritur të jenë bërë milionerë, por një gjë e tillë nuk ndodh brenda një dite.

Sipas një analize të bërë nga "visualcapitalist.com", duke mbledhur informacione rreth personave më të pasur të planetit, që të bëhesh milioner duhen disa vite.

Visualcapitalist.com tregon se duhen mesatarisht 8 vite për të arritur milionin e parë dhe kjo jo para moshës 36 vjeçare.

Gjithsej në botë janë 2153 të pasur dhe kapitali i të gjithëve së bashku i mbledhur arrin rreth 744 miliardë dollarë.

Sipas analizës pjesa më e madhe e këtyre personave e ka trashëguar pjesërisht ose plotësisht pasurinë  që ka dhe në këtë rast, për ata nuk kërkohet se si e kanë bërë milionin e parë.

Përtej këtyre fatlumëve, ka të tjera në grupin e super të pasurve që u është dashur një angazhim deri në 5 vite ndërsa një grupi tjetër i janë dashur 10 vite. Ka edhe raste kur janë dashur 17 vite.

Sektori që ka prodhuar më shpejt milionerë është ai i komunikacionit, falë teknologjisë. Nga 3 deri në 5 vite është arritur te 6 zerot e para.

Sektorë si manifaktura ose moda e bëjnë më të vështirë e të lodhshëm arritjen e objektivit për milionin e parë, aq sa kërkojnë thuajse 10 vite.

Article Logic
Execution time: 0.0033102035522461