INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fasonët nga të paktët sektorë që ka rritur të ardhurat këtë vit! Deficiti është thelluar nga energjitika

Fasonët nga të paktët sektorë që ka rritur të ardhurat këtë vit! Deficiti është thelluar nga energjitika

Publikuar më: 10:12 16-09-2019

Një prej sektorëve që nuk ka ndierë shumë krizën dhe ka rritur të ardhurat në 6 muajt e parë të vitit është ai fason. Kjo për shkak se shumica e mallrave kanë treg të sigurt pasi dergohen jashtë vendit. Sektori i fasonëve i solli ekonomisë shqiptare 219 milionë euro ose 10% më shumë se në 6 muajt e parë të 2018. Raporti është publikuar nga Banka e Shqipërisë.

Sipas të dhënave mallrat me porosi janë aktiviteti kryesor ku mbështeten eksportet shqiptare. Vetëm sektori tekstile dhe këpucë zë rreth 43% të eksporteve.
Me sa duket fasonët i rezistuan mirë dekadës së krizës dhe nuk e ndijen as konkurrencën globale të tregjeve të Azisë dhe Afrikës Veriore, ku krahu i punës është edhe më i lirë.
Në total, ekonomia shqiptare përfitoi në gjysmën e parë të vitit 2019, 554 milionë euro nga shërbimet e eksportuara ku veç fasonëve kontribuoi dhe turizmi. Pra pjesën kryesore të këtyre të ardhurave e sollën turizmi dhe fasonët.
Gjithësesi deficit i llogarisë korrente të vendit këtë vit është përkeqësuar ndjeshëm, për shkak të përkeqësimit të bilancit në tregtinë e mallrave. Deficiti arriti në 517 milionë euro, me rritje prej rreth 50% krahasuar me një vit më parë. Ndikimin kryesor e ka dhënë sektori energjetik, ku rënia drastike e prodhimit ka stopuar eksportet dhe ka rritur ndjeshëm importet.

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158