INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Milani nuk bind, Ronaldo i jep trofeun e parë ‘’Zonjës së Vjetër’’ në Arabinë Saudite

Milani nuk bind, Ronaldo i jep trofeun e parë ‘’Zonjës së Vjetër’’ në Arabinë Saudite

Publikuar më: 21:38 16-01-2019

Juventusi merr trofeun e parë për këtë sezon dhe ai që ja dhuroi ishte pikërisht Cristiano Ronaldo.

Në një ndeshje të fortë, portugezi arriti që në minutën e 61’ t’i shpëtojë mbrojtjes dhe t’i shënojë një gol me kokë portierit Donarumma.

Cutrone ishte lojtari i kuqezinjve që shkaktoi rrezikun e vetëm real për Juven me një traversë në pjesën e dytë, ndërsa një episod tjetër ishte edhe penalizimi i mesfushorit Kesi që u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrjen nd j Emre Çan.

Tashmë, Juventusi shkon drejt synimit të saj fitoren e “tripletës”, me Seria A ku ndodhet në vendin e parë dhe në Champions League në fazën e 1/16.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885