INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Milan e fillon me këmbën e mbarë, hipotekon playoff-et e Europa League

Milan e fillon me këmbën e mbarë, hipotekon playoff-et e Europa League

Publikuar më: 22:19 27-07-2017

Kuqezinjtë e Milanos kanë filluar siç duhet sezonin e ri duke fituar ndeshjen e parë zyrtare me rezultatin 1-0.

Milan triumfon me rezultat minimal në Rumani ndaj USC Craiova, ndeshje kjo e vlefshme për eleminatoret e Europa League. Dita e sotme shënoi rikthimin e gjigandëve italianë në Europë pas më shumë se 1000 ditësh. Trajneri Vincenzo Montella prezantohet ndaj Craiova-s me një formacion të improvizuar në mungesë të shumë blerjeve të reja që do të jenë titullarët e sezonit tjetër. Megjithatë Milan nuk gabon dhe triumfon me gol të zvicerianit Ricardo Rodriguez me goditje dënimi në fund të pjesës së parë. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Milano, por në këtë pikë duket thjesht formalitet.

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605