INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Microsoft është gati për një lançim të bujshëm.

Microsoft është gati për një lançim të bujshëm.

Publikuar më: 14:28 03-07-2018

Tentativat e mëparshme të kompanisë për të krijuar një ekosistem që do të hiqte diferencat midis kompjuterit dhe pajisjeve të tjera elektronike kanë dështuar, por Microsoft duket se do të provojë akoma që të realizojë këtë objektiv të vjetër. Projekti më i fundit i zbuluar duket se është një Surface Book, i cili përveçse do të përdori Windows 10 si sistem operimi, do të ketë 2 ekrane. Duket se Samsung do të ketë rivalë në fushën e pajisjeve me dy ekrane. Microsoft ka buxhetin dhe resurset e duhura për të realizuar këtë projekt, por ama vështirësia qëndron tek mënyra që Microsoft do të ndjekë për të popullariziar këtë pajisje. Programe si Office do të kenë menjëherë suport, por problemi mbetet tek fakti që duhet arritur një konsensus me kompanitë e tjera që zhvillojnë software, në këtë rast Adobe dhe Autodesk do të jenë partnerët kyç. Produkti pritet të vijë nga fillimi i vitit 2019 dhe ne po e presim me padurim.

collage.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041248798370361