INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Google gati për të rivalizuar me Sony. Microsoft dhe Nintendo në tregun e Game Consoles

Google gati për të rivalizuar me Sony. Microsoft dhe Nintendo në tregun e Game Consoles

Publikuar më: 12:07 02-07-2018

Tregu i game consoles ka vite që nuk ka pasur ndryshime. Hyrja në këtë treg duket shumë e vështirë dhe për koorporata gjigante të cilat kanë mundësi që të investojnë shuma marramendëse. Kompanitë që kanë tentuar të hyjnë në këtë treg kanë qenë të shumta, por shumë janë detyruar që të tërhiqen nga tregu falë shitjeve të dobëta dhe mospelqimit të lojtarëve ndaj tyre. Kompani si Sega dhe Atari janë shembujt më klasik, pasi ishin ndër të parat në treg, por konkurenca qe e pamëshirshme për to. Ouija është shembulli i fundit. Nvidia po ashtu po dështon. Kompanitë që konkurojnë sot kanë mjaft eksperiencë në treg. Nintendo ka 35 vjet në treg, Sony 24, kurse Microsoft 18 vjet. Google synon që jo vetëm të hyjë fuqishëm në treg, por ka si pikësynim që të tërheqë dhe live stream-erat e Youtube. Premtimet e Google duken të shumta, por ka akoma shumë paqartësi se si do të veprohet për të tërhequr zhvilluesit e lojës drejt platformës së vet. Edhe në rast se Google arrin që të hyjë në treg, mbijetesa duket më shumë se e vështirë.

Article Logic
Execution time: 0.0038330554962158