INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Michael  Jackson parashikoi vdekjen e Prince  [FOTO]

Michael Jackson parashikoi vdekjen e Prince [FOTO]

Publikuar më: 16:48 27-06-2016

Micahel Jackson e ka urryer Prince si dhe e parashikoi  vdekjen e tij të parakohshme.

Burime nga Radar kanë  publikuar një regjistrim të zbuluar së fundmi i cili tregon se Michael  nuk ishte mik i Prince, madje ai parashikoi se ky i fundit do të kishte edhe një vdekje të parakohshme. Në kasetat e marra nga The Mirror, janë regjistruar pjesë të biografisë së Moonwalker-it, në vitin 1988. Aty ai është shprehur gjithashtu edhe me fjalë të rënda për kolegun e tij. “Nuk më pëqlen të krahasohem me Prince në të asnjë drejtim . Unë e kam provuar veten time që kur kam qenë i vogël.

Kjo nuk është e drejtë””, ka thënë Jackson. “Ai ndjen se  unë jam kundërshtari i tij. Shpresoj që  të ndryshojë sepse do të lëndohet. Prince është tipi që mund të bëjë vetëvrasje”,  ka paralajmëruar Michael. Megjithatë, pavarësisht mënyrës së njëjtë të vdekjes dhe jetëgjatësisë së tyre, për të dy mund të thuhet se ishte humbje e parakohshme.

Article Logic
Execution time: 0.0037238597869873