INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkëshortja e Nicolas Cage e tradhëtoi aktorin para ndarjes [FOTO]

Bashkëshortja e Nicolas Cage e tradhëtoi aktorin para ndarjes [FOTO]

Publikuar më: 16:30 27-06-2016

Gruaja e Nicolas Cage është kapur  duke e tradhtuar aktorin para ndarjes dhe ky është fakt.

Radar Online ka mësuar ekskluzivisht  këtë të fshehtë tronditëse pas divorcit të papritur të Nicolas Cage nga gruaja e tij pas 12 vitesh. Fituesi i çmimit Oscar bëri të ditur ndarjen  nga Alice Kim të premten e kaluar. “Nick është kapur në befasi kur u përball me faktet se Alice e kishte tradhtuar ndërkohë që ai ishte në festivalin e filmit në Kanë, ka thënë një burim pranë Radar.

“Realiteti është se Alice është parë të shoqërohet rregullisht në Nevada me një tjetër dhe madje edhe ishte fotografuar duke u puthur me të, ka thënë ky burim. Ajo është gruaja e tretë e Cage pas marrëdhënieve të pasuksesshme me Patricia Arquette si dhe martesës së shkurtër , vetëm katër mujore me Marie Presley. Alice dhe Nicolas u takuan në shkurt të vitit 2004 në një restorant të Los Angeles  dhe kanë  edhe një fëmijë bashkë, djalin 10 vjeçar Kal-EL.

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496