INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Meta zbardh porositë për negociatat e ‘detit’[VIDEO]

Publikuar më: 12:43 02-03-2018

Zyra e shtypit e Presidencës ka zbardhur detaje të bashkëbisedimit të kreut të shtetit me anëtarët e Komisionit të Jashtëm. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat thuhet se kreu i shtetit ka nxitur negociatat për arritjen e një marrëveshje me fqinjin tonë jugor për kufirin detar. Por kjo marrëveshje sipas Ilir Metës duhet të jetë e drejtë dhe e qëndrueshme.
Njoftimi i Presidencës:
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta zhvilloi sot një takim me deputetët e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, për marrëveshjen e detit me Greqinë.
Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve dhe të fqinjësisë së mirë me Greqinë dhe informoi deputetët me qëndrimin e tij ndaj kësaj çështjeje duke nënvizuar se për arritjen e një marrëveshjeje të drejtë dhe të qëndrueshme, kërkohet bashkëpunim dhe seriozitet nga të gjitha institucionet.
Presidenti Meta vlerëson frymën bashkëpunuese dhe konstruktive, që karakterizoi bashkëbisedimin me deputetët e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme”.

Article Logic
Execution time: 0.0040981769561768