INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama me projektin e ri: ‘Jemi gati të çelim një fazë të re, stop hemoragjisë së shkatërrimit’

Kryeministri Rama me projektin e ri: ‘Jemi gati të çelim një fazë të re, stop hemoragjisë së shkatërrimit’

Publikuar më: 12:08 02-03-2018

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke prezantuar projektin e ri të vendruajtjeve të reja të Arkivit Qendror Shtetëror në Shkozë.

Kryeministri gjithashtu e ka shoqëruar lajmërimin e tij në profilin e facebook me një video ilustruese të planimetrisë së këtij projekti.

"MIRËMËNGJES

Dhe me projektin domethënës të vendruajtjeve të reja të Arkivit Qendror Shtetëror në Shkozë, ndërtimi i të cilit nis në Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, si një prej përparësive të tij ?? ju uroj një 2 Mars të mbarë.

Kujtesa e kombit tonë kaloi përmes një 25-vjeçari shkatërrues dhe ne kemi bërë çmos ta ndalim hemoragjinë e shkatërrimit e të çelim një fazë të re, në çdo aspekt.

Me këtë projekt do të ruajmë dokumentet e paraardhësve të secilit prej nesh brenda standardeve ndërkombëtare arkivore, për herë të parë në historinë e vendit tonë.

Siç thonë dhe arkivistët, #ArkivatFrymëzojnë”, shkruan Edi Rama në postimin e tij në facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609