INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta sfidon sërish Ramën, kthen në Kuvend dy nene të ligjit ‘Për koncensionet dhe PPP’

Meta sfidon sërish Ramën, kthen në Kuvend dy nene të ligjit ‘Për koncensionet dhe PPP’

Publikuar më: 11:05 07-08-2019

Presidenti i vendit, Ilir Meta vazhdon ‘luftën’ me qeverinë, duke “rrëzuar”  dy nene të një tjetër ligji të rëndësishëm.

Këtë të mërkurë Kreu i Shtetit ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për koncensionet dhe PPP’”.

“Miratimi i ndryshimeve në ligjin e koncesioneve është një nisëm pozitive, por tepër e vonuar e Kuvendit të Shqipërisë, dhe me pasoja negative për ekonominë e vendit”-thuhet ne arsyetimin e presidentit.

Sipas Metes, “me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore pas datës 1 tetor 2019, kërkesat dhe procedurat që duhet të ndiqen për miratimin e kontratave koncesionare/PPP, do t`i nënshtrohen kushteve ligjore kufizuese, miratuese dhe monitoruese, tërësisht të ndryshme, krijuar kështu, jo vetëm rrezik për cenim të interesit publik, por edhe pabarazi në trajtimin e subjekteve private në kundërshtim me parimet kushtetuese.

Në arsyetimin e Presidentit thuhet se Kuvendi duke shtyrë afatin e zbatimit të ligjit, bëhet “de facto”, ligjërues i praktikave të dyshimta koncesionare dhe hap edhe një herë mundësinë që këto praktika që kanë gërryer ekonominë e çdo familje shqiptare, të vijojnë të realizohen pa u penguar edhe për këto 3 muaj të tjerë.

“Kthim për rishqyrtim të ligjit nr. 50/2019, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar”, me qëllim përmirësimin e neneve 17 dhe 18 të këtij ligji, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

Presidenti i Republikës, kërkon rishikimin tërësor të këtyre dy neneve, sepse ato kompromentojnë qëllimin e të gjithë pjesës tjetër të ligjit, pasi keto dy dispozita krijojnë hapësirën e nevojshme për të prodhuar sërish pasoja dhe qëllime klienteliste.

Përmirësimi i dy neneve nga Kuvendi duhet të bëhet në mënyrë të atillë që të pengojë mënjeherë dhënien me koncesion të pronës publike dhe pasurisë shtetërore jashtë kritereve” ” shkruhet në arsyetimin e Presidentit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0022168159484863