INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ligje të padëgjuara! Kujdes kur të udhëtoni në këto vende, rrezikoni burgun

Ligje të padëgjuara! Kujdes kur të udhëtoni në këto vende, rrezikoni burgun

Publikuar më: 10:50 07-08-2019

Ligjet janë norma të cilat janë krijuar për të vendosur rregull në shoqëritë ku ato aplikohen. Por në varësi të kulturës, historisë dhe traditave në shumë shtete vihet re se kanë ligje të cilat për një vend tjetër do të dukeshin me të vërtetë të çuditshme.

Ja cilat janë disa prej tyre të cilat duhet t’i keni parasysh se mos i thyeni kur t’i vizitoni këto shtete.

Në Filipine, nuk mund t’i shkaktoni askujt "shqetësime të padrejta" ose shqetësime emocionale, pasi dëoheni sipas nenit 287 të Kodit Penal të Rishikuar.

Në Itali është e ndaluar me ligj të mbash një peshk të artë në akuarium. Një gjë e tillë ndalohet sepse kufizon furnizimin me oksigjenin dhe i shkakton verbim peshkut. Jo vetëm kaq shëtitjet e qenëve janë të detyrueshme në shtetin fqinj.

Tajlandë
Është e paligjshme të hedhësh paranë e kombit pasi të gjitha kartëmonedhat dhe monedhat kanë figurën e Mbretit. Meqenëse monarku është shumë i nderuar, të shkelësh fotografinë e tij dënohesh me gjobë.

Skoci
Sipas ligjit të vitit 1872, kushdo që është i dehur dhe ka në kujdes një lopë do të ndëshkohet me ligj. Kjo vlen edhe për një karrocë, kali ose motor me avull.

Në Danimarkë prindërit duhet të zgjedhin emrin e fëmijët në një listë me 7000 emra. Duhet të aplikosh për të marrë nje emër të paautorizuar.

Në Indi është e ndaluar të hedhësh në ajër një balonë, mund të dënoheni me dy vite burg.

Norvegji
Është e ndaluar të mbash qen të pashëndetshëm.

Në Australinë e Jugut dënohesh nëse ndërpret një dasëm apo funeral. Gjobitesh ose burgosesh.

Në Zvicër kafshët shtëpiake duhet të jenë cift, duke i izoluar vetëm cilësohet një akt dashakeqësie.

Kujdes në Suedi, nuk mund të nisësh të kërcesh spontanisht në publik. Edhe baret restorantet duhet të kenë një licencë që t’I lejojnë njerëzit të kërcejnë brenda.

Në Francë mund të martohesh me një person të vdekur nëse provohet se ai donte të martohej përpara vdekjes.

Një Gjermani nuk mund të ndërtosh një zyrë pa pamje nga qielli. Duhet të sigurohesh që ka dritare që lejon ajërimin e zyrës që punonjësit të jenë të shëndetshëm.

Në vendet historike të Greqisë nuk mund të veshësh taka sepse dëmtohen monumentet

Në Vatikan dhe në Filipine nuk ka ligje për divorc.

Në Afrikën e Jugut nuk mund të përkulësh fëmijën. Nëse prindërit e bëjnë një gjë të tillë burgosen.

Në Rusi t’u flasësh fëmijëve për homoseksualitetin është krim.

Të përtypësh camcakëz në Singapor është e ndaluar me ligj.

Prandaj kujdes nëse ju ndodh të shkoni në këto shtete!

Article Logic
Execution time: 0.0036671161651611