INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta: Ministria e Jashtme nuk mund të kthehet në autoshkollë, ku ustai i madh...

Meta: Ministria e Jashtme nuk mund të kthehet në autoshkollë, ku ustai i madh...

Publikuar më: 11:44 12-01-2019

Presidenti Ilir Meta ka bërë të qartë se institucioni që ai drejton nuk do të lejojë që Ministria për Europën dhe Punën e Jashtme të kthehet në autoshkollë. Pas mosdekretimit të Gent Cakaj në postin e Ministrit të Jashtëm midis kreut të shtetit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama është shënuar një përplasje me tone të ashpra. Për Metën ky institucion nuk mund të kthehet në autoshkollë ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.
Statusi i presidentit Ilir Meta
Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë ? ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.
Partia Socialiste ka kapacitete të jashtezakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla ? e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor.
Shqipëria do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon.
Shqipëria do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së.
SHQIPËRIA E PARA.

Article Logic
Execution time: 0.0027561187744141