INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasja Meta-Rama/Analisti Roland Lami për IN News, pas “krahëve” ka shumë interesa [VIDEO]

Përplasja Meta-Rama/Analisti Roland Lami për IN News, pas “krahëve” ka shumë interesa [VIDEO]

Publikuar më: 15:49 11-01-2019

Gent Cakaj ka shënuar përplasjen më të ashpër mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta. Por si shihet ky konflikt nga analistët politik? Roland Lami në një intervistë për In News i jep të drejtë Presidentit Ilir Meta për refuzimin e Gent Cakajt për Ministër të Jashtëm. "Jam në favor të qëndrimit që ka mbajtur Presidenti në lidhje me kandidaturën. Kemi të bëjmë me argumentet e bëra publike që kanë një ngarkesë edhe ligjore, edhe teknike”, thekson analisti.

Por ai thekson se përplasja është përtej emrit të Cakajt apo edhe së qëni thjeshtë një lojë politike.  “Nuk kemi të bëjmë vetëm dhe thjeshtë me ndryshim emrash por kemi të bëjmë me ekulibra, me lobime që lidhen me shumë zhvillime që ndodhin në rajon, një marrëveshje e pambyllur me Greqinë, një marrëveshje ku diskutohen dhe ndryshime territoresh mes Kosovës e Serbisë”, shprehet Lami për IN TV.

E në një situatë ku shumë palë janë në konflikt, analisti thotë se zgjidhja mund të vijë përmes ndërhyrjes së ndërkombëtarëve.  “Për të mënjanuar të gjithë këto qëndrime kundra që ka Rama, që vijnë brenda Shqipërisë dhe jashtë saj, të mund të konsultohej me partnerët kryesorë brenda vendit me Presidentin, ndoshta dhe me krerët e rëndësishëm të opozitës, por pse jo dhe jashtë saj. Cila do të jetë zgjidhja? Nuk jemi në gjendje ta themi për sa kohë nuk kemi ndërhyrje apo mesazhe nga faktori ndërkombëtar. Gjykoj që ata do ta zgjidhin këtë çështje”, thotë analisti Roland Lami.

Konflikti mes Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama duket se sapo ka nisur. Kreu i qeverisë nuk tërhiqet nga propozimi i tij për zëvendësuesin e Bushatit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031239986419678