INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Messi fiton çmimin që se kishte fituar asnjëherë

Messi fiton çmimin që se kishte fituar asnjëherë

Publikuar më: 11:52 13-02-2016

Ka fituar gjithçka dhe ka vendosur rekord në “Topin e Artë”, por nuk ka mundur që të zgjidhet asnjëherë si lojtari më i mirë i muajit në Spanjë. Është shumë e çuditshme, duke ditur që në vitet e fundit ka qenë dominues në garën për futbollistin më të mirë të sezonit.

Gjithsesi, hera e parë që ylli argjentinas ka marrë trofeun e “Lojtarit të Muajit” në La Liga ka ndodhur vetëm ditën e djeshme. Ai është vlerësuar për paraqitjen e shkëlqyer gjatë janarit. Ky çmim nisi të jepet zyrtarisht që prej edicionit 2013/2014, kur edhe “Pleshti” ka qenë në kulmin e karrierës së tij.

Tashmë ai ka plotësuar akoma më shumë muzeun e tij të trofeve të shumtë, teksa i vetmi trofe që i mungon është Kupa e Botës me Argjentinën.

Ndërkohë që me Barcelonën, “pleshti” ka fituar çdo trofe të mundshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0037548542022705