INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mësoni sa do rriten pagat në 2018 për mësuesit dhe bluzat e bardha

Mësoni sa do rriten pagat në 2018 për mësuesit dhe bluzat e bardha

Publikuar më: 10:25 07-11-2017

Në buxhetin 2018 është planifikuar rritje page për mësuesit, mjekët, infermierët dhe pensionistët. Një mësues i arsimit të ulët pritet të përfitojë rritje 1700 mijë lekë të reja. Mësuesit e arsimit 9-vjeçar rritje prej 2 mijë lekë, ndërkohë që mësuesit e shkollave të mesme do të përfitojnë shtesë deri në 3 mijë lekë.

Ndërsa mjekët do të kenë shtesë mesatare në pagë prej 3500 lekë të reja. Pra nga 70 mijë lekë që është sot paga mesatare e mjekëve, pritet të bëhet rreth 73.500 lekë. Ndërkohë për infermierët, rritja do të jetë më shumë se 2 mijë lekë.
Ata që do të përfitojnë rritje më të vogël të përfitimeve do të jenë pensionistët. Në buxhet është parashikuar që të bëhet vetëm indeksimi i pensioneve, aq sa ç’është inflacioni. Sot inflacioni në vend është 1.6%, por rritja e pensioneve do të bëhet 2%. Kjo do të thotë se një pension prej 135000 lekë, do të shtohet me vetëm 300 lekë, duke shkuar në 15.300 lekë. Të gjitha këto para shtesë do të kalojnë në muajin korrik të 2018.

Article Logic
Execution time: 0.003760814666748