INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meshkuj, këto janë 3 femrat më xheloze sipas shenjës së horoskopit

Meshkuj, këto janë 3 femrat më xheloze sipas shenjës së horoskopit

Publikuar më: 13:14 16-12-2016
Në këtë artikull do ju sjellim se cilat femra konsiderohen më shumë xheloze, bazuar në shenjën e horoskopit.
Ekspertët kanë zgjedhur 3 shenja, të cilat janë: Gaforrja, akrepi dhe peshqit. Intv.al do sqarojë edhe më shumë për secilën shenjë:
 
1. Gaforrja
Ekspertët thonë se gaforret  nuk e shprehin xhelozinë te të tjerët, por ato janë të pasigurta për partnerin e tyre. Intv.al shton se duan shumë siguri emocionale në një lidhje. Natyra e tyre shumë romantike, bën që ato të jenë xheloze për personin e zemrës, sepse në rastin e parë që nuk do marrin ngrohtësi në çift do fillojnë të dyshojnë.
 
2. Akrepi
E njëjta gjë ndodh edhe me akrepët. Ato duan të kontrollojnë partnerin në shumicën e rasteve dhe në momentin e parë që nuk e arrijnë këtë gjë, fillojnë të dyshojnë. Femra akrep mendon se partneri duhet të ketë sy vetëm për ato dhe fiksohen pas çdo detaji që ndoshta nuk ka rëndësi.
 
3. Peshqit
Femra peshk është shumë xheloze, por fal më lehtë në krahasim me gaforren dhe akrepin. Ato janë të mirëkuptueshme dhe ndonjëherë fajësojnë veten e tyre për konfliktin që krijojnë në çift. 
 
Burimi: Future Scope
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0039970874786377