INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meshkuj dhe femra, ja si ta kuptoni njëri-tjetrin

Meshkuj dhe femra, ja si ta kuptoni njëri-tjetrin

Publikuar më: 17:14 24-12-2015

Jeni ndjerë ndonjëherë sikur partneri juaj nuk ju kupton? Ata nuk e kuptojnë kur thoni gjëra me nënkuptime, nuk e kuptojnë kur ju i kërkoni në mënyrë të sjellshme të bëjnë diçka dhe shpesh herë nuk e kuptojnë sesi ndiheni. Kjo nuk do të thotë se ju nuk keni komunikim, thjesht ka disa gjëra që ata nuk i kuptojnë.

Për këtë arsye ne kemi deshifruar kodet e secilës gjini; femrave dhe meshkujve, për të kuptuar se çfarë nënkuptojnë ata me fjalët tyre dhe se çfarë duan në të vërtetë. Nëse nuk flisni në momentin e duhur, problemet në çift mund të bëhen më të rënda. Durimi është një virtyt i mirë, por, na besoni, disa gjëra duhet të bëhen të qarta nëse doni që lidhja juaj të zgjasë.

 

1.            TË BËRIT PLANE

Ju thoni: “Çfarë do të bësh këtë fundjavë? Unë nuk kam ndonjë plan.”

Ata thonë: “As unë.” Dhe ndryshon temë.

Kjo që ju sapo keni bërë nuk është një ftesë e qartë për të. Mund të duket shumë e përshtatshme për femrat, por meshkujtë nuk shquhen për kuptimin e nëntekstit.

Ju duhet të thoni: “Dëshiron të bëjmë diçka bashkë këtë fundjavë?”

 

2.            KRIJIMI I BALANCAVE

Ata thonë: “Do të dal me disa shokë këtë të shtunë në mbrëmje.”

Ju dëgjoni: “Nuk dua t’a kaloj fundjaven me ty.”

Kjo nuk është e vërtetë. Duhet t’i lini hapësira partnerit dhe mundësi për të kaluar kohën e lirë pa ju. Ne të kundërt ju do ta bëni të ndihet klaustrofobik.

Ju duhet të përgjigjeni: “Kalofsh bukur! Mund të planifikojmë diçka për të dielën?”

Pyetjet direkte, marrin përgjigje direkte.

 

3.            KUR I KËRKONI ATIJ TË BËJË DIÇKA

Ju thoni: “E kishe lënë sërish lart kapakun e WC-s.”

Ata dëgjojnë: “E kishe lënë sërish lart kapakun e WC-s.”

Pikërisht ky është momenti që ju i kërkoni atij të mbajë përgjegjësi për veprimet e gabuara, megjithatë nuk është kjo rruga e duhur.

Ju duhet të thoni: “Do të ishte problem nëse e ulje kapakun e WC-s pasi të mbarosh punë?”

 

4.            KUR PËRSHKRUANI LIDHJEN

Ata thonë: “I lëmë gjërat siç janë.”

Ju mendoni: “Çfarë dreqin do të thotë kjo?”

Në shumicën e rasteve, nuk është një premtim për diçka më tepër. Që do të thotë që ai do të lërë derën hapur edhe për ndonjë tjetër.

Ju duhet të thoni: “Cfare do të thuash me “i lëmë gjërat siç janë”?

Duke diskutuar për kuptimin e fjalëve, ju do ta keni me të thjeshtë për të caktuar kufijtë e lidhjes.

Article Logic
Execution time: 0.0033040046691895