INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hollywood-i zbret në Shqipëri

Hollywood-i zbret në Shqipëri

Publikuar më: 17:27 27-12-2015

E keni menduar ndonjëherë se si do të ishin Vip-at tanë në Hollywood?!

Ne menduam të vëmë përballë personazhet shqiptarë me ata amerikanë sipas ngjashmërive jo vetëm artistike por edhe fizike. Hidhini një sy dhe mos harroni… Vetëm për motive argëtimi.

Soni Malaj / Jennifer Lopez
Soni njihet për të pasmet e saj edhe pse i ekspozon gjithnjë me rroba dhe asnjëherë pa to. Gjithashtu mos harrojmë se të dyja këto artiste i kanë partnerët balerinë. Të jetë vallë detaji “prapanicë” që i tërheq këta djem?!


Fjolla Morina / Kim Kardashian
Te dyja këto personazhe preferojne të jenë të zhveshura shumicën e kohës dhe të fotografohen siç i ka bërë natyra. Të dyja janë nëna dhe të dyja janë në pritje të fëmijës së dytë. Ndryshimi i vetëm është që bashkëshorti I Fjollës nuk është kanye West. Kjo përbën diferencë të madhe.



Shkëndije Mujaj / Amber Rose
Shkëndija është vajza që gjat
բ ditës vendos perçe dhe në darkë poston selfie nudo. Ajo u njoh me anë të lakuriqësisë së saj që për hir të së vërtetës të kënaq syrin. Gjithashtu edhe Amber Rose nuk njihet për ndonjë talent përveçse të prapmet e kolme dhe numrit të pa limit të partnerëve.


Çifti Vaso / Çifti Bechkam
Gerdi dhe Enada janë shumë të ngjashëm me David dhe Victoria jo vetëm nga ana e jashtme por edhe për faktin se meshkujt në fjalë janë bërë të njohur shumë më tëpër nga partneret e tyre sesa nga profesioni.


 Dafina Zeqiri / Rihanna

Tashmë dihet që Daffy inspirohet shumë nga Riri jo vetëm nga pamja por edhe nga stili i të kënduarit. Për të mos folur për tatuazhet, flokët, lëvizjet etj.

 

Era Istrefi / Miley Cyrus

Të dyja këto artiste kanë shumë dëshirë të nxjerrin gjuhën jashtë dhe çdo këngë e tyre kthehet në hit ende pa dalë nga furra. Janë “high” 24 orë dhe aq sa shahen aq edhe duhen.

 

Lori Hoxha / Paris Hilton

Të dyja të paragjykuara për shkak të parave të trashëguara dhe jetës luksoze që bëjnë. Edhe pse Lori ende nuk ka publikuar video intime kjo sdo të thotë që nuk ka një të tillë.

 

Enca / Meghan Trainor

Të talentuara, simpatike dhe të rrumbullakëta!!! Këngët i kthehen në hite dhe vdesin të lëvizin pak “mbrapakolpin”.

Bleona / Madonna

E kush tjetër përveç Bleonës mund të personifikonte Madonna-n në Shqipëri. Ato janë identike si në pamje, në vite karriere, albume, koncerte dhe famë botërore. Tashmë Madonna është thjesht Bleona of America.

 

Vesa Luma / Kelly Clarkson

Të dyja dolën nga një talent show dhe shquhen për vokalin por së fundmi jo edhe aq për format trupore. Ah medet…

 

 

Devis Muka / Antonio Banderas

Të dy sexy, flokë të gjata, zeshkanë dhe aktorë. Edhe pse Devisi është nga Tepelena kjo s’do të thotë që edhe Antonio nuk ka ndonjë rrënjë nga Shqipëria.

 

Article Logic
Execution time: 0.003817081451416