INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mesazhi i Papa Franceskut për Krishtlindje: Edhe pse të ndryshëm, të jetojmë si vëllezër

Mesazhi i Papa Franceskut për Krishtlindje: Edhe pse të ndryshëm, të jetojmë si vëllezër

Publikuar më: 15:52 25-12-2018

Cili është mesazhi universal i Krishtlindjes? Na thotë se Zoti është Atë i mirë e ne jemi të gjithë vëllezër. Pa vëllazërinë, që na e dhuroi Jezu Krishti, përpjekjet tona për një botë më të drejtë janë frymëshkurtëra. E edhe projektet më të mira rrezikohen të katandisen në struktura pa shpirt. Prandaj urimi im i Krishtlindjes, është urim vëllazërimi. Vëllazërim ndërmjet njerëzve të çdo kombi e kulture! Vëllazërim ndërmjet njerëzve me ide të ndryshme, por të aftë ta respektojnë e ta dëgjojnë tjetrin!Vëllazërim ndërmjet njerëzve me besime të ndryshme!

Ishte ky mesazhi Urbi e Torbi që Papa Francesku i drejtoi botës në ditën e Krishtlindjes duke u lutur veçanërisht për ato vende që janë në gjendje lufte. Ndërsa në shërbesën e mbajtur në bazilikën e Shën Pjetrit Kreu u Vatikanit i kërkoi njerëzimit të jenë më pak egoist.

“Duhet të mësojmë të jetojmë, por jo duke ngrënë e grumbulluar, por duke dhënë dhe ndarë me të tjerët. Le të pyesim veten: A më duhen vërtet të gjitha këto objekte materiale dhe këto receta të komplikuara për jetën? A mund të menaxhojë pa këto dhe të bëjë një jetë me një thjeshtësi edhe më të madhe”

Papa Françesku kërkoi nga njerëzit në vendet e zhvilluara të kërkojnë një jetë më të thjeshtë, më pak materialiste, si dhe dënoi ndarjen e thellë midis të varfërve dhe të pasurve.
E gjithë bota ka festuar sot Krishtlindjen, diku më ftohtë e diku më ngrohtë diku paqe diku luftë por të gjithë kanë qenë bashkë duke shpresuar se e ardhmja do të jetë më e mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0038321018218994