INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mesazhi i demokratëve për protestën e nesërme: Gazi lotsjellës është karamele...

Mesazhi i demokratëve për protestën e nesërme: Gazi lotsjellës është karamele...

Publikuar më: 22:19 20-03-2019

Demokrati Ervin Salianji ka gjetur një mënyrë ndryshe për të ftuar në protestën e nesërme qytetarët.

Salianji krahason gazin lotsjellës të përdorur në protestë nga policia duke thënë se është “karamele” në krahasim me “keqqeverisjen” e Ramës. Nesër mbahet seanca e radhës plenare, ndërsa opozita ka planifikuar organizimin e një tjetër proteste para Parlamentit.

Thirrja e Salianjit:

“Gazi lotsjellës është karamele në krahasim me keqqeverisjen e përditshmë të Ramës!

Si mendoni? Nesër në 9:30 para parlamentit, në këmbë për Shqipërinë”, shkruan Salianji në rrjetet sociale.

Article Logic
Execution time: 0.0057721138000488