INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merrni masat! Këto zona të Tiranës nuk do kenë energji elektrike nesër, mësoni oraret!

Merrni masat! Këto zona të Tiranës nuk do kenë energji elektrike nesër, mësoni oraret!

Publikuar më: 22:40 05-09-2018

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve që po kryhen në rrjetin elektrik të Tiranës, do të ketë kufizime energjie gjatë intervalit kohor 09.00 – 13.00 të paradites. Në lajmërimin e bërë në llogarinë në Facebook të OSHEE-së bëhet me dije se ‘’ Për shkak të remontit në linjën L30-3/1 TEC Kombinat – Shijak, në datën 6 shtator nga ora 09:00-13:00 do të ketë kufizime energjie në disa zona në Tiranë: Ndroq, Pinet, Barzez, Zhurije, Pezë e Madhe, Stacion Pompash, Vodafon Gro, Pezë e Vogël, Pezë Helmas, Privat Furrë Buke’’. Punimet po kryhen në kuadër të investimeve të nisura për fuqizimin e rrjetit elektrik të kryeqytetit.

Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541