INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë! Sherr me thika mes të rinjve, ndërron jetë 14- vjeçari

E rëndë! Sherr me thika mes të rinjve, ndërron jetë 14- vjeçari

Publikuar më: 21:53 05-09-2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Mamurrasit. Mësohet se një 14 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një sherri midis të rinjve. I mituri me inicialet A.S nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga goditja me thikë, duke ndërruar jetë në spital.

Janë ende të paqarta motivet e kësaj ngjarje, por policia ka nisur menjëherë hetimet. Nga raportimet paraprake mësohet se policia ka arrestuar autorin.

INFORMACION PARAPRAK:

Sot, rreth orës 20:34, është marrë njoftim se në Fushë Mamurras në Kurbin, shtetasi A. Xh., 15 vjeç, banues në Fushë Mamurras, ka goditur me mjet prerës (dyshohet thikë) shtetasin e mitur A. S., 14 vjeç, banues në Fushë Mamurras, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Nga veprimet hetimore dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit.

Autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme hetimore proçedurale, për veprën penale të kryer.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035369396209717