INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merret vendimi, ja si do të zëvendësohen orët e humbura tek Filologjiku

Merret vendimi, ja si do të zëvendësohen orët e humbura tek Filologjiku

Publikuar më: 16:05 11-02-2019

Dekanati i Fakultetit të Histori dhe Filologjisë ka zhvilluar një mbledhje këtë të hënë ku ka marrë disa vendime të rëndësishme lidhur me zëvendësimet e orëve të humbura gjatë protestës së studentëve. Mësim, bëhet e ditur, do të bëhet edhe fundjavave. 

Vendimet:
1. Periudha e mësimit për semestrin e parë shtyhet deri më datë 03.03.2019. Do të mbahet mësim edhe gjatë fundjavave, si dhe në oraret kur të ketë salla të lira. Përgjegjësit e departamenteve do të hartojnë agjendat e njësive bazë, pasi të jenë konsultuar me studentët, stafet akademike dhe ato ndihmës-akademike. Kopje të agjendave do të dorëzohen në Sekretarinë Mësimore dhe tek zv-dekanët përgjegjës deri më datë 13.03.2019.
2. Datat e provimeve të mbartura do të jenë: 26, 27, 28 shkurt, pas orës 14.00.
3. Sezoni i provimeve do të jetë në periudhën 04-24 mars 2019. Përgjegjësit e departamenteve dhe Sekretaria Mësimore, pas konsultimit me studentët dhe pedagogët, do të shpallin menjëherë datat e provimeve.
4. Viti i dytë i Masterit Profesional Mësuesi, nuk do të ketë sezon provimesh, por do t’i zhvillojë ato në fundjavë, gjatë periudhës së praktikës profesionale.
5. Periudha e mësimit për semestrin e dytë do të jetë: 25 mars — 23 qershor 2019. Do të mbahet mësim edhe të shtunave, deri në zëvendësimin e dy javëve mësimore, në oraret e përcaktuar nga përgjegjësit e departamente, pas konsultimit me studentët, stafet akademike dhe ato ndihmës- akademike.
6. Datat e provimeve të mbartura do të jenë: 19. 20, 21 qershor, pas orës 14.00.
7. Sezoni i provimeve të semestrit të dytë do të jetë në periudhën 24 qershor – 14 korrik 2019.
8. Datat e riprovimeve për studentët e vitit të tretë Bachelor dhe të dytë Master do të jenë: 15, 16, 17 korrik.
9. Diplomat në Bachelor: datë 19.07.2019
10. Diplomat në Master Profesional: datë 20.07.2019
11. Diplomat në Master të Shkencave: datë 21.07.2019
Gjithashtu, dekanati u shpreh për:
– mos penalizimin e studentëve për mungesat në mësim gjatë periudhës së protestave, pasi orët e mësimit do të zëvendësohen;
– përshtatjen e agjendës së personelit ndihmës-akademik për periudhën në vijim, duke parashikuar praninë në punë edhe gjatë fundjavave, deri në përfundim të semestrit të parë, si dhe të shtunave gjatë semestrit të dytë. Administratorja t’ i kërkojë Bordit të Administrimit të UT-së vlerësimin financiar të punës jashtë orarit për personelin ndihmës akademik.

Article Logic
Execution time: 0.0033690929412842