INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur do shkosh në Amerikë?', Balla-Berisha akuza njëri-tjetrit në facebook

Kur do shkosh në Amerikë?', Balla-Berisha akuza njëri-tjetrit në facebook

Publikuar më: 15:42 11-02-2019

“Lufta” mes kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha duket se po vazhdon edhe jashtë sallës së gjyqit.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar ndaj djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha me të cilën është në një proces gjyqësor.
'Shkelzen! Ti ke të drejtë që vazhdon leh, përderisa akoma drejtësia është mes dritës dhe errësirës dhe errësirën e kontrollon ti me tët atë! Por meqë sot dole nga strofkulla a nuk na thua, kur do shkosh në Amerikë?! Ose më saktë, pse gojet e liga thonë se nuk të japin më biletë për Amerikë as ty dhe as motrës tende, se kunatit jo e jo?!' –shkruan Balla në postimin e tij.
Berisha i është përgjigjur Ballës, i cili e pyeste se kur do të shkojë në Amerikë, pasi pretendonte se nuk i jepnin më biletë ashtu si Sali Berishës.
Shkëlzen Berisha e quan kreun e grupit parlamentar të PS-së tualet, ndërkohë që shprehet se udhëton si njeri i lirë dhe jo i shoqëruar nga trafikantë.

Article Logic
Execution time: 0.0037229061126709